E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh, policet 4 muaj pa page

86 efektiva te policise se Ballshit, te kontraktura per te ruajtur ambjentet e kombinatit te perpunimit te naftes nuk jane paguar prej 4 muajsh.

Ata thote se do te ngrihen ne proteste per te kerkuar zgjidhjen e kerkeses se tyre. Policet ishin kontraktuar nga drejtuesit e kombinatit te perpunimit te naftes para procesit te privatizimit.

Por ata nuk kane bere kalimin e fondit te pages per kete grup policesh qe vazhdojne te punojne pa u paguar. Shefi i komisariatit te policise Mallakaster Viktor Ago shprehet se situata eshte e njohur dhe i eshte bere prezente drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit.

Nderhyrja e tij do te zhbllokoje situaten per te marre pagen e kater muajve 86 punonjesit e policise. Pengese sipas  uniformave blu eshte bere ministria e finances qe nuk ka zhbllokuar situaten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›