E Diel, 1 Nëntor 2026

Voskopoje, banoret te shqetesuar nga poligonet

Plot 1500 ton municione luftarake, vazhdojne te qendrojne te depozituara ne depot e armatimit ne Voskopoje. Keto depo ku jane te vendosura predha te cilat kane tejkaluar afatet kohore te depozitimit, ndodhen ne nje distance prej 1.5 kilometra nga fshati turistik.

Ne kete fshat ka nje poligon per asgjesimin e municioneve luftarake rreth 12 kilometra larg Voskopojes

Kryetari i komunes Nexhip Bacelli konfirmon ne emer te komunitetit rrezikshmerine qe paraqesin municionet e depozituara ne nje distance te afert nga fshati.

Nga depot e Voskopojes jane asgjesuar deri me tani 4500 ton municione. Nga shkaterrimi i predhave nuk jane shmangur as incidentet me pasoja te renda.

Dy vjet me pare nje oficer humbi jeten ndersa kishte hyre ne grope per te bere kontrollin e fundit pas shperthimit te predhave nga distance.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›