Ballsh sherr me thika ne gjimnaz plagosen dy te rinj

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e se martës në qytetin e Ballshit ku dy adoleshentë janë plagosur me thikë pas një sherri me njëri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë gjimnazit “Dervish Hekali” kur Mario Xhafaj 16 vjeç, nxënës në këtë shkollë dhe Dragan Hasani 18 vjeç ish gjimnazist kanë qëlluar njëri-tjetrin me thika pas një sherri banal. Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Sipas mjekëve Mario Xhafaj është plagosur në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike për jetën.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas mjekëve Mario Xhafaj është plagosur në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike për jetën.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.