Ballsh, shtohen rastet e helmimit priten analizat e ujit të pijshëm
BALLSH-Në qytetin e Ballshit vazhdon skandali me helmimet për të tretën ditë. Paraditen e sotme, në spitalin rajonal të Ballshit ka patur një dyndje të madhe personash që kërkuan ndihmë mjekësore pasi dyshojne se jane helmuar nga uji i pijshem. Numri i të shtruarve në këto orë të paradites ka arritur në 71 persona.
Edhe në këtë rast mjekët kanë vërejtur të njëjtat shenja si me ato të disa qindra rasteve të përcjella që prej mbrëmjes së të hënës. Edhe pse të lehta shenjat, banorë të Ballshit nuk kanë hezituar të marrin ndihmën e parë në spital që kanë qënë kryesisht serumet.
Dyshohet se shkak për helmimin mund të jetë bërë uji i pijshëm, por gjithsesi priten analizat ato që do të vërtetojnë shkakun e vërtetë të këtij skandali që ka alarmuar banorët e zonës.
Ballshi ndodhej edhe dje në gjendje alarmi, pasi vetëm gjatë paradites mbi 200 nxënës shkollash u dyndën dyerve të spitalit me siptomat e intosikimit.
Kurse mbrëmjen e së hënës ishin rrethi 102 persona që u shtruan me urgjencë në spital pasi dyshonin se ishin helmuar.
Kurse mbrëmjen e së hënës, 102 persona në qytetin e Ballshit u shtruan në spital.
Shenjat që u vërejtën tek të gjtihë personat që shkelën në spital ishin diarrja, të vjellat, temperaturë e ulët dhe dridhje trupi.
Mësohet gjithashtu, se të gjithë personat e shtruar në spital jetojnë në qytetin e Ballshit.
Ministria e Shëndetësisë me të marrë vesh lajmin aspak të zakontë, ka ngritur menjëherë dy grupe hetimore, të cilët janë nisur që mbrëmjen e së hënës drejt Ballshit, për të vërejtur situatën e krijuar atje nga afër.
Nderkaq, Drejtoria e Policise se Qarkut, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kane ngritur 2 grupe hetimore dhe po hetojnë ngjarjen.
(d.b/BalkanWeb)