“Kamerun, smund ta takosh më Mbretëreshën, i veshur si lepur”
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër – Nëse Mbretëresha do ti kërkojë fituesit të zgjedhjeve të fundit në Angli, David Kamerun që të krijojë qeverinë e re, asaj mund ti kujtohet takimi i tyre i parë, kur ai i erdhi i veshur si një lepur. Kjo ndodhi 35 vjet më parë dhe lideri i ardhshëm i konservatorëve ishte vetëm 8 vjeç. Ai mori pjesë në një shfaqje të shkollës së tij në Berkshire. Djaloshi luante rolin e “Lepurit Harold”, ndërsa mësuesja e tij e vjetër, Chris Black, e shkollës Heatherdoun në Ascot, Berkshire, e kujton atë si një aktor shumë të talentuar. Në një foto tjetër me pamjen e një burri shteti edhe në moshën 10-vjeçare, Kamerun duket se ka ende shumë punë përpara. Shkolla ku ai studioi ishte një nga më të njohurat në këtë kohë, ndërsa tani është mbyllur. Zonja Black tashmë e dalë në pension tha: “Unë kisha detyrën e shfaqjes së përvitshme teatrale të shkollës. Në vitin 1975 ne vendosëm që të performonim një “muzikal” për prindërit dhe shpenzuam disa javë duke përgatitur “Toad of Toad Hall”, së cilës unë i kisha kompozuar muzikën. Pjesa u vendos të luhej përpara Mbretëreshës Elisabeth. Pjesë e shfaqjes ishte dhe vëllai më i madh i Kamerunit, Aleksandër, por ai mbeti në hije nga paraqitja e vendosur dhe ambicioze e vëllait të tij më të vogël”. Në Heatherdoun David njihej si Kamerun Mi, për tu dalluar nga vëllai i tij më i madh Kameron Ma (Maior). Një ish-mësues, Rhidian Llevellyn, e përshkroi Heatherdounin si një shkollë të vogël shumë të mirë, një nga më të vlerësuarat në vend. Zoti Llevellyn tha se ai u ngarkua të organizonte aktivitetet jashtëshkollore të atij viti akademik. Ishte shumë e vështirë të organizoje aktivitete të tilla në këtë kohë. Më kujtohet se Kamerun ishte një nga nxënësit më normalë, ishte një djalosh i shtresës së mesme, por që vinte nga një familje shumë e mirë. Ai ishte gjithashtu shumë më i zoti në mësime se vëllai i tij Andre, i cili ndodhej në atë shkollë, kur unë isha vetë një nxënës”. Të tjerë nxënës që më vonë do të bëheshin figura shumë të njohura të Anglisë dhe mësuan në Heatherdoun ishin Peter Getty, djali i madh i miliarderit John Paul Getty, James Ogilvy, djali i princeshës së Kentit, Alexandra dhe Sir Angus Ogilvy; Charles Pettifer. Edvard u largua nga Heatherdoun, më 1977 pas transferimit në Gordonstoun të Skocisë. Kamerun do të vazhdonte shkollën në Eton më 1979.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010