Kriza greke, shqiptarët lënë Athinën, kthehen në atdhe
TIRANE- “Kriza ekonomike në Greqi po detyron shqiptarët të cilët punonin atje të kthehen në Shqipëri, dhe po i tregon Ballkanit se hyrje në BE, nuk zgjidh problemet me magji”- thotë ambasadori i Greqisë në Shqipëri.
“Disa prej tyre po kthehen. Mbase ato janë zhgënjyer në Greqi,kanë probleme administrative ose mendojnë se në Shqipëri situata po bëhet më e mirë.”- thotë Nikolaos Pazios për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ambasadori shton se është shumë shpejt për të folur për një masë të madhe kthimi. Ndërsa një zyrtar tjetër grek, i cituar nga Reuters thotë se shqiptarët gradualisht po largohen nga Greqia por është i paqartë numri i të kthyerve.
Pas rënies së komunizmit shumë shqiptarë emigruan drejt Greqisë për një jetë më të mirë. Aktualisht numërohen 800 mijë shqiptarë që jetojnë në shtetin helen dhe shumë prej tyre kanë krijuar ndërmarrjet private në ndërtim, bujqësi apo turizëm.
Nga ana tjetër Greqia zë vendin e dytë sa i përket shkëmbimeve tregtare dhe investimet e huaja greke në Shqipëri kapin vlerën e 1. 2 miliardë dollarë
Drejtori ekzekutiv i bankës më të madhe në Shqipëri Raiffaisen Bank, Oliver Whittle, thotë se shqiptarët në Greqi kaluan një kohë të vështirë vitin e kaluar”. Nën efektin e kësaj krize shqiptarët që jetojnë atje kanë reduktuar dhe të ardhurat të cilët i dërgonin familjarëve të tyre në Shqipëri.
“Shumë punëtorë shqiptarë dërgojnë një pjesë të të ardhurave në shtëpi, një kontribut jetësor për vendin me 3.3 milion banorë i cili vuan nga një cekuilibër i madh tregtar. Remitancat kanë rënë me 6.4 %, 780 milion euro në 2009 në krahasim me 2008.”- shkruan agjencia e lajmeve Reutes në artikullin me titull “Crisis forces some Albanian workers to quit Greece” (Kriza detyron shqiptarët të lënë Greqinë )
Greqia mbështet pranimin e Shqipërisë dhe të vendeve ish Jzgosllacinë në anëtarësmin brenda BE-së në 2014, një datë dei tani shumë optimiste. Pazios thotë se kriza ekonomike aktuale përmban një mesazh të qarte për Shqipërinë e cila aplikoi për anëtaërsimin në BE vitin e kaluar dhe për vendet e tjera në rajon.
“Ato besojnë se kjo persketivë do të zgjidhë problemet- por jo – thotë ai Europa nuk është Panacea (në mitologjinë greke quhet Zoti i Shërimit ) por nuk ka kthimi prapa."
(s.g/BalkanWeb)