E Diel, 1 Nëntor 2026

A do të rikthehet Lada sovjetike në Britani?

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër – Lada, makina britanike për të cilën janë thurur shumë gazmore mund të kthehet sërish në sallonet e Anglisë. Por a do ta pranojnë konstruktorët vendas markën ruse të automobilëve? Tani çdokush që drejton një Lada është objekt i talljeve në vendin ishullor. Por pas një mungese 13-vjeçare ajo mund të rikthehet sërish. Gjiganti rus i prodhimit të makinave, që është njëkohësisht dhe konstruktori i Lada-s, AvtoVAZ, sapo ka firmosur një kontratë bashkëpunimi me francezët e Renault. Që të dyja kompanitë mezi presin që të riprezantojnë një version të modifikuar të Lada-s në Britani (një ekzemplar shumë të lirë që nuk do ti kalojë 7000 eurot). Ajo pritet të tërhiqet në masë nga tregu për shkak të krizës që ka mbërthyer vendin. Steve Norman, zëvendëspresidenti i Renault në Angli thotë se Lada e re do të dalë në shitje në Britani brenda 2 vitesh. “MB-ja është njëri nga tregjet e pakta ku Lada ishte shumë e suksesshme. Unë kam shumë besim se ka ardhur koha e dukur për ta risjellë edhe një herë tjetër në treg”, - tha Norman. Por a do të ketë kjo makinë e re besueshmërinë, për të cilën blerësi anglez është shumë merakli? Lada është ndërtuar për herë të parë në Bashkimin Sovjetik më 1970. Ajo u modelua më 1966 në sallonin 124 të Fiat, dhe pati një bum shitjes, edhe pse lyhej gjithnjë në ngjyra shumë monotone. Gjatë 30 viteve të prodhimit të saj u ndërtuan rreth 20 milionë prototipe. Ato u eksportuan në të gjithë botën dhe në vende si Australia, Kanadaja dhe Kuba. 60 për qind e tyre u eksportuan jashtë Rusisë, duke garantuar një sukses të jashtëzakonshëm të industrisë së automobilave sovjetike. Në Britani Lada ishte një sukses. Mes viteve 1977-1997 u shitën 350 mijë prototipe.

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›