E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten refuzon Milanin: “Nuk jam gati”

Autori i Lajmit: Redaksia

I përfshirë në listën e pasardhësve të mundshëm të Leonardos në krye të stolit të Milanit, ish-sulmuesi kuqezi ka mohuar mundësinë e drejtimit të skuadrës duke filluar që nga sezoni tjetër. “Nuk jam i gatshëm për të stërvitur Milanin. Kam ende probleme me kaviljen dhe mund të kem vështirësi të drejtoj punën në terrenin e stërvitjes. Për të drejtuar një skuadër duhet ta kesh mendjen e qetë, kurse unë kam akoma këtë problem për të zgjidhur”, - deklaroi ish-futbollisti i kombëtares hollandeze.
Me daljen nga skena të Marko van Bastenit, emri që lakohet më tepër në mjedisin kuqezi është ai i Filipo Galit. Ai mund të ulet në krye të stolit, i mbështetur nga Mauro Tasoti. Megjithëse “divorci” përfundimtar me Leonardon ende nuk është zyrtarizuar, brazilianin e presin në vendin e tij për ti dhënë një rol në organizimin e Kupës së Botës 2014.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›