Premier Liga Drogba:“Ky momenti më i mirë i karrierës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - Sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba, tha se ngritja e trofeut të Premier Ligës të dielën, ishte momenti më i mirë i karrierës së tij, ku përveç titullit fitoi dhe këpucën e artë si golashënuesi më i mirë. “Ky është momenti më i mirë që kam kaluar që kur u bëra futbollist profesionist. Ishte sezon fantastik, ne shënuam shumë gola, 103, ndërsa kemi luajtur futboll të mirë, gjë që është me rëndësi për ekipin”. Sulmuesi i kombëtares së Bregut të Fildishë tha se ekipi punoi shumë këtë sezon dhe e ndihmuan të fitoj Këpucën e Artë, që gjithmonë do të jetë shumë e veçantë për të. “Është fantastike që e kam marrë këtë çmim dhe ia dedikoj ekipit”, shtoi Drogba. “Ruajtëm identitetin e ekipit përgjatë sezonit, dhe ky është mesazh për të gjithë njerëzit se sa i fortë është Chelsea. Ne patëm një sezon të mrekullueshëm dhe meritojmë të jemi kampionë”, - përfundoi Drogba.
Ancelotti: “Ekipi nuk është i vjetër”
Carlo Ancelotti është shumë i kënaqur pas shpalljes së Chelseas kampion i ri i Anglisë, dhe ka thënë se edhe pse ekipi është i moshuar ata kanë kapacitetet për të fituar edhe më shumë trofe.
“Mendoj se ky klub do të ketë të ardhme, pasi këta lojtarë nuk janë aq të vjetër dhe ne kemi një ekip shumë të mirë për vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera”. Patëm një sezon fantastik, jo vetëm duke fituar Premier Ligën, por duke treguar dhe një lojë të mirë në fushë. Pas një viti, shpresoj të qëndroj këtu për shumë kohë dhe të fitoj shumë tituj. Është një moment fantastik. E mbaj mend çdo fitore, çdonjëra qëndron në mendjen tuaj. Jam i lumtur që e kam arritur këtë në sezonin tim të parë këtu. Kam pasur shumë ndihmë, sepse kam gjetur një ekip dhe një klub fantastik. Andaj ka qenë më lehtë për mua ta jap më të mirën”, - ka thënë Ancelotti.
Lampard, një ditë trajner i Chelsea
Mesfushori i Chelseas, Frank Lampard, ka zbuluar planet e tij pas përfundimit të karrierës si lojtar, duke thënë se ai do të dëshironte të bëhej trajner dhe të menaxhojë Chelsean.
“Më pëlqen ideja e të qenit menaxher. Më duhet të marr kualifikimet e duhura dhe ky është një proces i gjatë. Por, kur të vijë koha dhe vullneti për ta bërë këtë, unë natyrisht do jem tërhequr nga futbolli i luajtur, sepse më pëlqen të jem menaxher. Kam pasur fat të punoja me gjithë këta menaxherë të mirë dhe kam mësuar shumë nga disa, pak nga të tjerët dhe kështu po mendoj ti bashkoj këto njohuri. Do të doja të drejtoja Chelsean, por konkurrenca është shumë e madhe, kush e di?”, - deklaroi Lampard për ESPN.
Fitore historike, titull historik
Jo vetëm që nuk gabuan, por Blutë e Londrës treguan në javën e fundit se e meritojnë plotësisht titullin kampion. Ndoshta skuadra e Carlo Ancelottit e kishte rezervuar festën për në sfidën e fundit të kampionatit. E kur kjo festë vjen përballë tifozëve me plot tetë gola, kënaqësia e triumfit është edhe më e madhe. Uigani ishte shpresa e vetme e Manchester United për të fituar titullin e Premier Ligës (“Djajtë e kuq” bënë detyrën duke mposhtur 4-0 Stoke Sitin në shtëpi ). Por Chelsea i pamëshirshëm nuk i la asnjë rreze shprese. 8-0 ishte rezultati përfundimtar në “Stamford Bridge”, që i lejoi londinezëve të ngrenë për të katërtën herë në historinë e tyre trofenë e Premier Ligës. Drogba tre herë (golashënuesi më i mirë i kampionatit me 29 gola), Anelka dy herë, Lampard, Kalu dhe Eshli Kol firmosën fitoren spektakolare para ultrasve blu. Ekipi i Ancelottit (që fiton titullin që në sezonin e parë me Blutë) e mbylli kampionatin me një pikë më shumë se Manchester, pas një maratone pambarim që nga fillimi i sezonit. Pjesa blu e Londrës tashmë mund të festojë. Triumfi është i tyre. Krejtësisht i merituar.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010