Sekuestrohet 1 kg heroinë e pastër e klientëve vip, 2 në pranga
Policia bëri me dije se aksioni u ndërmor nga pas një hetimi gjashtë mujor, duke përfunduar me arrestimin e shtetasve Fation Kurti, 24-vjeç si dhe Entel Hyka, 28-vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u realizua dje në mesditë në afërsi të rrugës “Nikolla Lena” në kryeqytet, ku shtetasit e sipërcituar u kapën në flagrancë me disa porcione lëndë e dyshuar Heroinë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fation Kurti ju gjet dhe u sekuestrua sasia prej 1 kg lëndë pluhur e dyshuar narkotikë e llojit Heroinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e llojit Heroinë, 7 (shtatë) telefona celular të markave të ndryshme, një shumë e konsiderueshme parash e përfituar nga kjo veprimtari.
Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se kjo sasi lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen kryesisht në zonat e rrugës së Kavajës, Zogu i Zi, rruga “Myslym Shyri” në Tiranë si dhe vendet fqinje me Shqipërinë. Lënda narkotike e llojit Heroinë ishte e cilësisë së parë dhe përdorej edhe nga klientë vip, lëndë e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa qese e porcione.
“Theksojmë se, ky operacion vazhdon pasi aktualisht po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike Heroinë”, thekson policia.