E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Bulku: Presidenti Topi gënjen edhe kur hesht

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku ka akuzuar sot Presidentin e Republikës Bamir Topi, se po gënjen prej kohësh shqiptarët. Sipas saj gënjeshta e tij e fundit është për të ashtuquajturën “ftesë të munguar” në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa shtoi se shqiptarët e njohën Presidentin më 21 janar kur, sipas saj bëri aleancë me Edi Ramën.

“E kanë kapur në gënjeshtër kur hiqej si demokrat por aleancat i bënte me kundërshtarët e tyre. E kanë kapur në gënjeshtër kur deklaronte se nuk voton majtas por votën i’a falte PS dhe Edi Ramës. Shqiptarët e kanë njohur Presidentin e tyre të vërtetë më 21 janar kur si shërbëtor i Edi Ramës, për një karrige u përpoq ta hidhte vendin në flakë. Shqiptarët e dinë se Presidenti i ka gënjyer sa herë ai hap gojën dhe flet; Madje ata e dinë, qe ai i gënjen edhe kur hesht”, tha Bulku.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›