Arvizu-Imami: Mbështetje familjarëve, Vogli dha jetën si hero
Tiranë- Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, ku i ka shprehur këtij të fundit dhimbjen për 2 komandot shqiptarë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp ambasadori Arvizu u shpreh se familjarët e kapitenit Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi do të kenë mbështetjen e SHBA-së.
Unë sot kam pasur nderin që të takohem me famljen e kapiten Voglit dhe Nëntetar Peçit. Në emër të qeverisë amerikane dhe popullit amerikan ofruam para së gjithash mbështetjen tonë për familjet dhe për ata burra kurajozë që drejtohen nga gjeneral Gjunkshi.-u shpreh Arvizu.
Ndërsa ministri Imami u shpreh se vdekja e kapitenit Feti Vogli është një humbje e madhe për gjithë shqiptarët, por ai e dha jetën si hero.
Kapiten Feti Vogli luftoi me përsosmëri dhe profesionalizëm, ra në në krye të detyrës. Kapiten Fetiu dha jetën si trim, siç vdesin burrat shqiptarë, si hero. Ky është çmimi i shtrenjtë që populli shqiptar paguan për lirinë, paqen dhe sigurinë e tij, deklaroi Imami.
Në vijim ai u shpreh se Ambasadori Arvizu ka përcjellë solidarizimin e SHBA- së dhe mbështetjen e popullit amerikan për këtë humbje tragjike.
Shkrime të tjera me interes:
- 1 vit nga vdekja e Nikës, Arvizu letër familjarëve: Pa të vërtetën s’ka drejtësi Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka...
- E shkuara, Arvizu: Të mos përdoret më si justifikim i dështimëve Tiranë- Ambasadori i Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka bërë...
- Urdhër-arrestet e “21 janarit”, Arvizu: Mbështesim prokurorinë, hetimi të vazhdojë Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu i pranishëm në konferencën...