E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh zjarr ne depozitat e naftes 3 te plagosur

Pakujdesia në një proces rutinë të pastrimit dhe remontit të depozitave me naftë për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në Ballsh. Ngjarja në uzinën e përpunimit të naftës.
Një depozitë në repartin 11/ 4 të uzinës mori zjarr dhe me pas shpertheu duke plagosur 3 punonjës të kompanisë “Armo”.

Qemal Hoxhallari 50 vjec, Përparim Beqiraj 35 dhe Nezir Mucaj 50 vjec, u demtuan gjate shperthimit.
Hoxhallari dhe Mucaj ndodhen ne gjendje te rende dhe per kete arsye u dergua ne Spitalin Ushtarak. I treti, mori ndihmën mjekësore në spitalin e Ballshit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kompania “Armo” ndërkohë nuk ka dhënë edne një version zyrtar për shkaqet e shpërthimit. Policia e Fierit tha se po heton për shkaqet e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›