E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballshi eshte mbuluar nga plehrat

Qyteti i Ballshit është mbuluar nga plehrat. Shkak për këtë është bërë një konflikt midis komunës Qëndër në Mallakastër dhe bashkisë së Ballshit për një borxh prej 13 milionë lekësh që bashkia duhet t’i paguajë komunës për fushën e mbetjeve. Për këtë arsye kjo komunë nuk lejon që kamionët e plehrave t ë shkarkohen në pronën e saj.

13 milionë lekë Bashkia e Ballshit duhet t’i paguajë komunës Qendër për fushën e mbetjeve .
Por të mëdhenjtë e dy njësive vendore duket se nuk i janë përmbajtur marrëveshjes. 8 muaj më parë bashkia premtoi të shlyeje një pjesë të borxhit.
Kjo nuk ka ndodhur ende.

Kontrata e vitit 2001 parashikon që bashkia e Ballshit të përdorë si fushe për grumbullimin e mbetjeve një territor prej 9000 m2 në komunen Qëndër. Për këtë bashkia duhet t’i paguajë komunës 2 miljonë lekë të vjetra në muaj.
Prej 4 vitesh kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë qindarkë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›