Digjet makina me droge
Një automjet tip BMW X5 është djegur bashkë me drogën që kishte në të. Policia e Lushnjes e gjeti mjetin në aksin nacional Lushnje-Rrogozhinë, pranë fshatit Golem. Nuk dihet ende se kujt i përket automjeti, por targat e gjetura janë të vjedhura dhe i përkasin një mjeti tjetër tip Land Rover nga Patosi i Fierit.
Prane mjetit janë gjetur të djegura pesë pako lëndë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa. Dyshohet se fillimisht autorët kanë djegur sasinë e drogës e më pas i kanë vënë flakën mjetit. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që si fillim po kërkon drejtuesin e mjetit.