E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku: Aksi Kardhiq-Delvinë hapet për qarkullim në 2 korrik

Aksi Kardhiq-Delvinë do të hapet më 2 korrik për qarkullimin e automjeteve.Lajmin e bën me dije Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku teksa inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës.

“Ne do të jemi gati që në datën 2 korrik të heqim betontë, dhe të jetë e hapur për qarkullimin. Ecuria e punimeve të infrastrukturës po ecin si duhet, gjithçka po realizohet siç duhet, duke marrë parasysh dhe rritjen e kostove, në materialet e ndryshme, në hekurin, çelikut”, u shpreh Balluku.

I pranishëm në inspektim ishte edhe kreu i ARRSH Evis Berberi i cili tha se punimet janë drejt fundit.

Ndërtimi i tunilet të skërficës si pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›