ERRE licenson nënkontraktorët, kompania franceze do të furnizojë me energji 375 mijë njerëz

Pas më shumë se një viti nga afati i kontratës së kompanisë francezë Voltalia, më në fund, pas refuzimit të parë, Enti Rregullator i Energjisë i ka hapur rrugë investimit të prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik 140 megavatorë. Eshtë licensuar kompania e parë nënkontraktore e francezëve, Karavasta Solar, që ka filluar tashmë punimet, sipas autoriteteve zyrtare.
Francezët e Voltalia fituan tenderin ndërkombëtar me çmimin 24.89 euro për megavat, që u vlerësua nga autoritetet si i jashtëzakonshëm. Ky investim i huaj, me një vlerë prej më shumë se 100 milionë eurosh, është parku fotovoltaik më i madhi i projektuar në vend me 140 MË, ku 70 megavat janë të ndarë për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga OSHEE.
Projekti i Karavastasë është parku i dytë për të cilin u hap një garë ndërkombëtare. I pari ishte Akërnia që në vitin 2018, i cili u fitua nga kompania India Poëer, për një çmim 59.9 euro/MWh, por vonesat e nënshkrimit të kontratës dhe konfliktet mes ministrisë dhe investitorëve e zvarritën atë për një kohë të gjatë.
Me dy projektet e fermave fotovoltaike të Spitallës dhe Karavastasë, me një kapacitet total prej 240 megavat dhe një shumë të vlerësuar prej rreth 120 milion euro, kompania franceze Voltalia është bërë “investitori i parë i huaj në Shqipëri. Këto impiante të ardhshme, do të realizohen për 18 muaj dhe përfaqësojnë konsumin e rreth 375,000 njerëzve, ose 13% të popullsisë shqiptare. Ato vlerësohen si infrastruktura diellore më e rëndësishme në të gjithë rajonin e Ballkanit.
/rtsh/