Balluku: Marrëveshja me Italinë, furnizim më cilësor me energji për komunitetet e prekura nga tërmeti

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare marrëveshje për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të vendit pas tërmetit të vitit 2019.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se kjo ndërhyrje do të garantojë furnizim më cilësor me energji për komunitetet që u prekën më shumë nga tërmeti, duke sjellë zhvillim, siguri dhe qëndrueshmëri.
“Marrëveshja për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019 është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme me qeverinë italiane dhe një tjetër hap i rëndësishëm drejt forcimit të infrastrukturës sonë energjetike”, deklaroi Balluku.
1 nga 7