E Diel, 1 Nëntor 2026

Baloteli: Titullin me Sitin, pastaj te Milani

SHKRUAN: Jeton Selimi 22-12-2010 11:12

Mario Baloteli ka përsëritur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Milan, pasi të fitojë me Mançester Sitin titullin e Premier League dhe Europa League. Sulmuesi italian është transferuar në Angli verën e kaluar, por gjithmonë ka pasur zëra për rikthimin e tij në Itali, tek skuadra e tij e zemrës, Milan. Duke folur për ‘Tuttosport’, ish-sulmuesi i Inter tha: “Këtë vit dua të fitoj Premier League dhe Europa League. Në kompeticionin europian mendoj se jemi favoritë. I them Ibrahimoviçit që të vazhdojë të më thërrasë, në mënyrë që dëshira e tij të realizohet dhe unë të vesh fanellën kuqezi”, u shpreh sulmuesi 20-vjeçar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›