Gremio optimist për blerjen e Ronaldinjos
SHKRUAN: Jeton Selimi 22-12-2010 11:09
Gremio shpreson ta bindë Ronaldinjon që të largohet nga Milani pas transferimit të Antonio Kasanos, në mënyrë që gjeniu brazilian të kthehet në vendlindjen e tij, pikërisht te klubi ku e nisi karrierën. Presidenti i klubit brazilian, Paulo Odone, shprehet tejet optimist për transferimin e Ronaldinjos, kjo për shkak të blerjes tashmë të konfirmuar të Antonio Kasanos nga kuqezinjtë dhe pas prishjes së marrëdhënieve mes Dinjos dhe Berluskonit. “Jam optimist. Ka gjasa që ta finalizojmë transferimin dhe ta kthejmë Ronaldinjon te Gremio. Sidoqoftë, nuk mund të bëjmë asgjë para janarit. Ne duhet ta presim Ronaldinjon për të zgjidhur problemet e tij me Milanin dhe më pas do ta bëjmë lëvizjen tonë përfundimtare”, theksoi Odone