Sevilja dëshiron Graneron dhe Gagon
SHKRUAN: Jeton Selimi 22-12-2010 11:06
Sevilja dëshiron ta forcojë ekipin duke transferuar dy lojtarë të Realit të Madridit si huazim në afatin kalimtar të janarit. Dy klubet u përballën me njëri-tjetrin gjatë fundjavës dhe presidenti i Seviljas, Hoze Maria del Nido, e ka kaluar shumicën e kohës duke pyetur për lojtarët e lirë të Realit. Mediat spanjolle raportojnë se Del Nido është veçanërisht i interesuar në mesfushorin argjentinas Fernando Gago dhe Esteban Granero, të cilët që të dy kanë dështuar të sigurojnë minutazh nën drejtimin e trajnerit Zhoze Murinjos.