E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Cikalleshi pranë Skënderbeut

SHKRUAN: Jeton Selimi 23-12-2010 11:46

Sulmuesi i ekipit Shpresa dhe i Besës së Kavajës, Sokol Cikalleshi, mund t’i bashkohet ekipit të Skënderbeut në merkaton e janarit. Burime pranë presidentit Zeqo kanë pohuar se marrëveshja me lojtarin është shumë afër. Trajneri Muça është në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese dhe i riu kavajas është pikërisht njeriu që po kërkon. Sulmuesi Cikalleshi pëlqehet nga trajneri Muça, si dhe nga presidenti Zeqo, dhe vetë bosi korçar ka biseduar me të dhe ka rënë parimisht dakord. Me të gjitha gjasat, ai në janar do t’i bashkangjitet skuadrës korçare. Vetë lojtari ka dhënë OK e tij për këtë transferim. Tashmë mbetet vetëm fjala e Presidentit Nexhat Bizhdili. Por pikërisht ky mund të jetë edhe ngërçi i madh, pasi largimi i Cikalleshit mund të dobësojë edhe më një ekip që është dëmtuar shumë nga largimet e fillimsezonit dhe që po lufton për mbijetesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›