E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugezi Hugo Almeida i ofrohet Çelsit

SHKRUAN: Jeton Selimi 23-12-2010 11:50

Çelsi është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin e Verder Bremenit, Hugo Almeida. “Telegraph| shkruan se Çelsit tashmë i është ofruar Almeida dhe klubi anglez është duke menduar nëse të nënshkruajë me portugezin i cili ka dështuar të nënshkruajë kontratë të re me Verder Bremenin, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në verën e ardhshme. Megjithatë, Karlo Ançeloti mendohet se nuk është shumë i bindur për Almeida, i cili po ashtu është objektiv edhe i Lacios. 26-vjeçari thuhet se mund t’i bashkohet edhe ekipit turk Beshiktash, që është i gatshëm të paguajë pagën e tij prej 2.5 milionë euro në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›