E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça interesohet për Denilson të Arsenalit

SHKRUAN: Jeton Selimi 23-12-2010 11:49

Barcelona raportohet se është e interesuar të transferojë mesfushorin e Arsenalit, Denilson, në muajin e ardhshëm. Sport shkruan se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ndjen se ai do të mund të përshtatej mirë në filozofinë e klubit, ndërsa edhe vetë lojtari ka thënë se ai mund të jetë në rrugë për t’u larguar nga futbolli anglez. “Ka disa fjalë për një interesim të mundshëm të Barcelonës, dhe për momentin nuk do të përjashtoja asnjë ndryshim të skenarit, por për momentin jam lojtar i Arsenalit”, ka thënë Denilson. Edhe Volfsburg thuhet se është i interesuar për brazilianin, por Barcelona sigurisht se do të jetë një kandidat i fuqishëm për ta transferuar atë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›