Baloteli nuk iken

Në Itali shkruhet se SuperMario ka lënë shtëpinë në Britani dhe se po përgatit valixhet, por trajneri i Mançester Sitit, flet për të kundërtën. Roberto Mançini ndihet i qetë, megjithë skandalet e shpeshtë të Balotelit dhe në konferencën për shtyp para mediave flet krejtësisht i sigurt se Mario nuk shkon tek Milani.
“Ka dy vjet që pyetja e parë është rreth Marios, por nuk ka asgjë të vërtetë. Mario do të qëndrojë këtu”.
Një gazetar pyet: Përfundimisht, nuk do të ikë?
“Po, - thotë Manço, - Ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë për Marion apo ndonjë lojtar tjetër”.
Siti ndodhet në pozitë të vështirë, pasi mund të mos fitojë asgjë këtë sezon, i eleminuar nga Championsi dhe jo aq pranë Junajtid në Premier Ligën angleze.
“Do të përpiqemi që të fitojmë diçka këtë vit nëse është e mundur, - thotë ai, - kemi kampionatin dhe Kupën e Anglisë. Për ne dhe për çdo ekip është e rëndësishme të fitohet një trofe”.
Yjet nuk mungojnë në skuadrën e Mançinit dhe Siti është kampion në fuqi në Angli. Ndoshta do t’ia dalë të bëjë mrekullinë për të dytin vit radhazi.