E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Shqipëria mbështet Kosovën evropiane me sovranitet të plot'

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur të martën ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rrjedhat aktuale politike si dhe integrimet euroatlantike që kanë për synim të dyja vendet.

Tahiri ka thënë se Qeveria e vendit po përkushtohet maksimalisht në synimet e saja që janë të drejtuara me vizion euroatlantik. Ndërkaq është thënë se të dy shtet në bashkëpunim mund të bëjnë shumë për ta ndihmuar dhe shkurtuar rrugën e integrimeve euroatlantike.

Dialogu teknik është thënë të jetë në funksion të përmasimit të jetës së qytetarëve dhe ndihmon bashkëpunimin rajonal si një vlerë evropiane.

“Znj. Tahiri tha se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet zbatuar plotësisht në praktik dhe se ndërhyrjet nga Serbia janë në kundërshtim me politikat e fqinjësisë së mirë dhe integrimeve evropiane”, thuhet në komunikatën e zyrës së zëvendëskryeministres, Edita Tahiri.

Sipas saj, Ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka, thuhet të ketë thënë se Shqipëria mbështet Kosovën evropiane me sovranitet të plot duke shtuar integritetit territorial i Kosovës është i pa diskutueshëm dhe i pacenueshëm.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›