E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali sipas Mourinjos, Perez premton tri blerje

Në një intervistë për një televizion spanjoll, bosi “galaktik” ka cituar emrat e disa prej futbollistëve që mund të mbërrijnë në “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere: Maikon i Interit, Zherrard i Liverpulit, Di Maria i Benfikës dhe Hesus Navas i Seviljes.

Sipas shtypit spanjoll, klubi madrilen ka vënë në dispozicion të merkatos 100 milionë euro. Gjatë intervistës Florentimo Perez pohoi gjithashtu se Leo Mesi është “futbollisti i dytë më i mirë në botë”. Sipas presidentit të Realit, numri një është portugezi “galaktik”, Kristiano Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›