David Vila tërheq vëmendjen: Kujdes nga Anglia!
Vila tha se brezi aktual i lojtarëve anglezë ka një mundësi të mirë për të ngritur Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Duke vënë në dukje yjet në përbërje të kombëtares së “3 luanëve”, bomberi spanjoll nënvizoi se përfaqësuesja e drejtuar nga Fabio Kapelo, mund t’i japë fund pritjes së gjatë pa fituar.
David Vila, që u transferua nga Valencia te Barcelona muajin e kaluar për shumën e 40 milionë eurove, e krahasoi kombëtaren angleze me atë spanjolle, duke nënvizuar se “Furia e kuqe” do të jetë një nga rivalët për t’u mundur në Afrikë.