Bamir Topi Bllokimi i dekreteve nga Kuvendi jo i mbeshtetur ne ligj kandidatet u percudnuan
Ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu ne Opinion kreu i shtetit foli edhe per ligjin e SHISH-it paktin me Greqine dhe oferten e re te PS-se per zgjidhjen e krizes politike.
shte ofruar nje propozim nga PS-ja qe kerkon hetimin e materialeve zgjedhore pa fletet e votimit. Si e gjykoni kete propozim
Une mendoj qe ne mjedisin presidencial te ofruar per bisedime as une dhe as partneret nderkombetare nuk kane mbajtur qendrime
eksplicite per kete pune por kane qene ne rolin e moderatorit u ka takuar partive politike te gjejne akordin per daljen nga kjo situate ngerci. U takon atyre une kam qene me mesazhet e mia ne respekt te kornizes kushtetuese.
Po ne rast se opozita nuk merr pjese ne zgjedhjet lokale
Do ishte nje humbje shume e madhe per demokracine shqiptare do ishte nje veprim i pamatur per cilindo qe braktis zgjedhjet sepse Shqiperia sot eshte me e monitoruar se kurre per shkak te klimes politike. Ne cilesine e Presidentit do te beja thirrje edhe nga kjo studio qe te gjitha palet politike duhet qe me koshience te plote te ulen tu largohen pozicioneve ekstreme te gjejne pikat e kontaktit. Kjo nuk do te thote te unifikojne programet apo interesat por interesi madhor eshte te gjejne dialogun te gjejne mundesine e modifikimit te kodit dhe te futen ne zgjedhje duke garantuar edhe cilesine e zgjedhjeve. do tentative per tiu shmangur zgjedhjeve eshte tentative per te anatemuar te gjithe sistemin demokratik ne Shqiperi.
Ne planet tuaja ekziston ideja per te marre nje mandat tjeter pesevjecar si President
Mund tu them qe jam ne nje moshe qe se paku fiziologjikisht dhe biologjikisht te mbetem aktiv. Duke iu referuar nje pyetjeje qe mu be nga nje student ne Universitetin e Oksfordit para disa ditesh une iu pergjigja duke kujtuar romanin e famshem Bankieri te autorit te njohur Lesli Uoller i cili thoshte perse vuan njeriu ne jete ne kushtet e kapitalizmit se pari vuan per nxjerrjen e sekretit dhe e dyta qe eshte shume e rendesishme per mungesen e parashikimit. Deshiroj ti referohem kesaj thenieje per te mos nxjerre ndonje sekret qe secili e mbulon me veten e tij se dyti per te mos gabuar me parashikimet. Me lejoni te ushtroj detyren time si President.
Ka pasur nje teze te kryeministrit qe la te kuptohet se ju po tentonit te krijonit minorance bllokuese...
Ka qene nje deklarate te cilen une e kam kuptuar si nje deklarate politike. Nuk kam investuar asnjehere per te infiltruar brenda grupit te PD-se sepse nuk e kam quajtur akt te moralshem. Une kam ruajtur kontakte vazhdoj te ruaj kontakte me te gjithe spektrin politik me te gjithe miqte e mi dhe veprimet e mia nuk konsiderohen veprime konspirative sepse jam Presidenti i Republikes. do gje eshte thene ne menyre te drejtperdrejte.
Ka pasur komente te shprehura edhe ne shtyp qe ju do tentoni te krijoni nje force politike tuajen. shte e vertete
Nese vazhdoni te pyesni per te njejten gje une e konsideroj te panevojshme sepse nuk ka absolutisht asnje plan qe une mund ta demonstroj sot. Se pari sepse nuk me lejohet te kem plane te tilla perderisa une me vullnet te plote shkova ne pozicionin e Presidentit shkova duke bere edhe nje betim qe eshte jo vetem kushtetues por edhe moral qe do jem President i te gjitheve. Kam demonstruar se paku une keshtu e ndiej qe kam qene Presidenti i te gjitheve. Kjo ka qene edhe arsyeja qe shpesh here ka pasur edhe mendime subjektive qe po mban pozicionin e ketij apo te atij por ju siguroj qe i kam ndenjur nje pozicioni shume te ekuilibruar vetem ne te mire te atij institucioni te atij pozicioni qe eshte shume i rendesishem jo vetem per partite politike por per gjithe shqiptaret.
A i keni respektuar kriteret e vendosura nga PD-ja per anetaret e gjykatave
Se pari Presidenti eshte i detyruar te respektoje fillimisht kriteret kushtetuese dhe ligjore. Sa kohe ka nje kuader te konsakruar ne kete menyre do ishte gabim qe Presidenti te paragjykonte apo te dilte jashte parametrave ligjore kushtetues. Ju e keni parasysh qe keto komente jane bere per kandidaturat e para. Duke dashur te krijoj nje klime bashkepunimi konstruktiviteti me maxhorancen sepse jane ata qe percaktojne voten ne Parlament nuk eshte e mire te them qe percakton voten ne Parlament kur behet fjale per dy gjykata shume te rendesishme Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte sidoqofte i jam pergjigjur ne menyre shume konstruktive qe kandidaturat e reja te jene pikerisht kandidatura qe skane te bejne fare me sistemin tjeter. Jane kandidatura qe kane mbaruar studimet universitare ne demokraci kane realizuar magjistraturen ne demokraci dhe per fat te keq pa dashur qe te komentoj sepse kam mbajtur nje pozicion dhe deshiroj ti qendroj pozicionit qe te mos komentoj zhvillimet ne Parlament sepse eshte nje e drejte qe i takon institucionit te Parlamentit por keto kritere qe ju sapo thate qe kane te bejne me menyren e sjelljes se maxhorances jane realizuar dhe menyra e sjelljes me kandidaturat praktikisht deri tani ende nuk kemi nje proces te perfunduar.
Po kriteret profesionale a kane qene te zgjedhura me se miri
Po me thoni ju ne rast se une zgjedh me shkolle magjistrature me studente te cilet i kane perfundimet e notave drejt maksimales kane nje performance te lavderueshme nuk besoj qe te kete arsye per kontestim.
Maxhoranca ka marre nje vendim per ti ngrire dekretet deri ne marrjen e nje vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Si e keni gjykuar kete vendim
Besoj qe ka qene nje vendim politik.
Jo i mbeshtetur mbi ligj
Nuk gjej arsye te them qe ka qene i mbeshtetur mbi ligj. Nese me pyet ne menyre te drejtperdrejte nuk gjej arsye sepse po te kishte qene i tille nuk kish arsye te ezauroheshin te gjitha seancat degjimore ne Komisionin e Ligjeve por u ezauruan te gjitha radhe pas radhe bile nje pjese e kandidateve u percudnuan edhe me pyetje aspak profesionale dhe etike dhe ne fund te ketij procesi e cuan ne Gjykaten Kushtetuese. Ne rast se politika ne rast se institucioni do ta respektonte duhet ta respektonte qe ne fillim.
A ishte kjo nje tendence per te perzgjedhur politikisht anetaret e Gjykates se Larte dhe Kushtetuese
Nuk e di nuk mund te futem ne koshiencen apo subkoshiencen e atyre qe e kane bere kete veprim. Une gjykoj vetem mbi bazen e kritereve ligjore dhe institucionale e procedurave qe e rregullojne punen mes institucioneve te Presidentit dhe Parlamentit.
A mund te thuhet qe ka nje tension mes Presidentit dhe Parlamentit
Une nuk e di nese ka tension se paku nga ana ime nuk ka pasur asnje shenje te ushtrimit te nje presioni apo tensioni.
Po nga ana e Parlamentit ne drejtimin tuaj
Ju e gjykoni vete sepse si njeri i medias keni pasur rast te shikoni te bisedoni te intervistoni dhe besoj se klima eshte e qarte.
Persa i perket problemit te pronave kemi rast edhe si ai i Dukatit qe ka perleshje mes qytetareve dhe policise per arsye ndoshta edhe te mungeses se dokumentacionit te plote...
Jo nuk besoj se ka mungese dokumentacioni. eshtjen e Dukatit une e kam ndjekur nga afer dhe natyrisht asnjehere nuk me vjen mire qe ka konfrontime sepse aty ku ligji zbatohet eshte i qarte nuk jep shans per konfrontime. Ne Bashkine e Orikumit ka dy pamje nje pamje e nje baze dokumentare ku njerezit kane trashegimi nga paraardhesit pjesa tjeter ne zonen e ish-kenetes ku njerezit e kane marre me ligjin 7501. Por cuditerisht te dyja palet jane ne kerkim te se drejtes legjitime dokumentare qe ka te beje me ligjin 7501.
Qe i mbivendosen njera-tjetres
shte faji i banoreve qe ka mbivendosje qe mund te kete edhe deformime ne dokumentacion A e dini ju qe une kam te dhena konkrete si deformohen neper regjistra qe sot jane bere ceshtje te prokurorise
Nese ligji i SHISH-it do vije te Presidenti me draftin e propozuar nga Qeveria do ta firmosni
Kjo nuk eshte kaq e thjeshte me nje komunikim thjesht institucional. Te gjithe jemi koshiente qofte aktoret politike qofte aktoret ne Parlament qofte Presidenti qe si vend i NATO-s do te shkojme patjeter ne nje konsultim te draftit.
Keni pasur shqetesime ju si President nga nderkombetaret per kete ceshtje
Po natyrisht qe kam pasur kontakte kam pasur shqetesime te kesaj natyre dhe patjeter kemi bindjen qe te gjithe aktoret politike dhe institucionale jane koshiente qe ky ligj i rendesishem patjeter do te draftohet vetem me konsultim me NATO-n. shte kerkese dhe nje dhenie fjale ndaj partnereve nderkombetare.
Duket sikur do te kete nje rinegocim te paktit detar mes Shqiperise dhe Greqise. Cili eshte pozicioni juaj lidhur me kete ceshtje
Cilido qe do te futet ne nje proces bisedimesh ne emer te shtetit duhet te kete detyrimin qe te marre plotfuqine nga Presidenti.
I cili ka qene i perjashtuar ne negocimin e pare
I cili ne negocimin e pare fatkeqesisht eshte anashkaluar. Nese konsiderohet nje lapsus ky lapsus nuk ka arsye dhe nuk do te ndodhe me.
Ju po prisni ti jepni plotfuqine Ministrise se Jashtme per te rifilluar kete negocim
Sa kohe une nuk kam kerkese nga Ministria e Jashtme skam te drejte te paragjykoj asnje lloj procesi qe mund te ndodhe jashte ketij komunikimi.