E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalimi i Vokshit pezullohen kater police

Ballafaqimi me deputeten e PD-se ne Kuvendin e Shqiperise Albana Vokshi i ka kushtuar vendin e punes policit kufitar te Kosoves Bujar Shala. Para dy ditesh Inspektorati i Policise se Kosoves ka marre vendim qe polici i pikes kufitare ne Vermice te pezullohet nga detyra e tij. Gazeta Express ne Kosove ka mesuar se pezullimi eshte bere me vendim te ketij inspektorati por ne te nuk permenden fare arsyet dhe gjithashtu nuk tregohet afati se deri kur vlen ky pezullim. Express e ka pare kete vendim te Inspektoratit i cili nuk eshte me i gjate se disa rreshta. Pervec kesaj gazeta ka kontaktuar me te aferm te policit por vete Shala nuk ka pranuar te pergjigjet ne lidhje me kete rast. Viktime e ketij incidenti i cili perfshiu edhe kryeministrat e dy shteteve te Shqiperise dhe Kosoves nuk eshte vetem polici Shala. Bashke me te Express ka kuptuar nga burime jozyrtare se jane pezulluar edhe tre zyrtare te tjere te Policise Kufitare. Incidenti i Policise Kufitare te Kosoves dhe deputetes Albana Vokshi ka ndodhur me 14 nentor kur zyrtarja shqiptare kishte ofenduar rende zyrtaret e policise. Rasti ka shkuar edhe ne gjykate ku gjyqtari i rastit te njejten dite e denon dhe po te njejten dite e pezullon akt-vendimin e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›