Gjenden në Mal të Zi tre të miturit e zhdukur dje, ishin larguar me dëshirë
Lezhë- Tre të miturit të cilët ishin zhdukur që ditën e djeshme në Fushë Milot janë gjetur sot në në Mal të Zi.
Policia e qytetit të Lezhës ka njoftuar se fëmijët ishin larguar me dëshirën e tyre dhe se nuk ka vend për dyshime për trafikim të miturish apo rrëmbim.
Kanë qenë vetë familjarët e fëmijëve ata që mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar në polici zhdukjen e fëmijëve të tyre duke pretenduar se ua kishin rrëmbyer.
Klodian Shabani, 11 vjeç, Ramazan Murati, 12 vjeç dhe Ervin Hidri, 11 vjeç, që të tre nxënës të klasës së gjashtë të shkollës 9-vjeçare në Fushë-Milot, janë larguar mëngjesin e djeshëm nga banesat e tyre, të cilat janë ngjitur dhe nuk janë kthyer më. Policia ka nisur punën për kthimin nga pika kufitare e Murriqanit në Lezhë.