E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it takim me Sequin

sequi-dhe-osbeTiranë- Ambasadori i Bashkimit Evropain Ettore Sequi ka mbajtuar sot një takim me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, eksperten amerikane Conny McCormack.

Dy ditë më parë, McCormack dha një konferencë për shtyp në trë cilën theksoi se misioni i delegacionit të tryre është vëzhgimi I zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri.

Të pyetur se kush është arbitri në zgjedhjet e 2013-ës, ekipi i ODIHR-it u shpreh se detyra e tyre është të vlerësojnë zgjedhjet e përgatitura nga vetë shqiptarët. Roli ynë këtu është që të bëjmë një vlerësim të zgjedhjeve të standartëve ndërkombëtare e kombëtare e zbatimit të tyre. Duke qenë se janë zgjedhje shqiptare është në dorë të shqiptarëve që ti zhvillojnë këto zgjedhje. ODIHR-i është ftuar për vlerësimet e do ta bëjë këtë punë. Pra nuk ndërhyjmë në process, por ofrojmë vlerësimin tonë për zgjedhjet. E këtë informacion mund ta përdorin të gjithë aktorët e interesit në Shqipëri e i gjithë publik shqiptar,-tha Steven Martin.

McCormak: Zgjedhje perfekte ende skam parë. Njerëzit e kanë tendencë të gabojnë. Gjëja më e rëndësishme është që ky proces të jetë i hapur dhe transparent. Fillim i mirë që janë ftuar vëzhguesit ndërkombëtarë. Edhe në SHBA e vende të tjera niveli i transparencës ska qenë i duhuri.

Duke qenë se zonja McCormak ka vëzhguar zgjedhje që nga Meksika, Armenia, në Moldavia, Rusia dhe shumë vende të botës për 22 vjet, pyetjes se a ka hasur ndokund Komision Zgjedhor pa tre anëtarë iu përgjigj: Puna jonë sapo ka nisur…Kam qënë edhe në vende kur Komisoni Zgjedhor është krijuar vetëm disa ditë para zgjedhjevepër momentin nuk do të bëjmë komente.

Me qëllim vlerësimin e stadnarteve demokratike me bazë në Tiranë do të jenë 15 ekspertë ndërkombëtarë nga 14 vende të ndryshme. Do të bëjmë një vlerësim të kuadrit ligjor të amenduar, administrmin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe zbaitmin e teknologjive të reja zgjedhore, mbulimi nga media para e pas fushatës dhe fushata elektorale,-tha ODIHR-i.

ODIHR-i tha se në fillim të javës do të vijnë 30 vëzhgues afatgjatë të misionit, të cilët pas një trajnimi do të shpërndahen në të gjithë vendin. Ka kërkuar edhe 400 vëzhgues afatshkurtër, detyra e tyre është vëzhgimi i hapjes së qendrave të votimit në mëngjes, procesi dhe numërimi i votave e tabelat e rezulatëve. Do të bashkohen me ato afatshurtër më 19 qershor e do të jenë pjesë e vëzhgimeve në të gjithë Shqipërinë. Ekipi do të nxjerrë një raport të ndërmjetëm në tre javë e një ditë pas zgjedhjeve do të mbahet konferencë për shtyp me konkludimet paraprake. Pas ditës së zgjedhjeve do të qëndrojmë deri në mesin e korrikut për të ndjekur situatën pas zgjedhore në vend,-tha McCormack.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›