Marrëveshja, kosovarët lehtësira gjatë sezonit veror në Shqipëri
TIRANË- Në prag të sezonit turistik Policia e Shtetit të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Falë këtij projekti, shtetasit kosovar që do të shkelin rregullat e qarkullimit në Shqipëri, nuk do shpenzojnë kohë, pasi raporti do i dërgohet policisë së Kosovës ku do merren dhe masat paraprake.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj duke theksuar se marrëveshja ndërmerret në kuadër të sezonit turistik, vlerësoi se ajo do të krijojë lehtësira për qytetarët e Kosovës.
“Ky shërbim dhe vitet e kaluara ka qenë shërbim i suksesshëm për krijimin e lehtësirave qyt të Kosovës që shfrytëzojnë vendet turistike të Shqipërisë në kuadër të këtyre masave shërbime e policisë, do të krijojmë lehtësirat e duhura qyt të Kosovës duke mos krijuar asnjë pengesë gjatë lëvizjes së tyre në gjithë territoret e vendit. Në të rastet që konstatohen kundravajtje në rregullat e qarkullimit rrugor, oficerët e policisë do tërheqin vëmendjen dhe do mbajë raport dhe do ia kalojnë autoritete të Kosovës. Nuk do merret asnjë masë vetëm kur te ketë vepra dhe kundravajtje penale.
Kjo ka qenë risi, pasi qytetarët e Kosovës kanë harxhuar shumë kohë, duke u marrë me dokumentacionin apo gjëra të kësaj natyre. Përvec sa thashë me lart diskutuam edhe rreth problemeve të bashkëpunimit në fusha të tjera, si bashkëpunimin ndërkufitar, shërbim etik kufitar në të gjithë pikat e kalimit kufitar me Kosovën”, tha Burgaj.
Drejtori i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni duke vlerësuar marrëveshjen theksoi se veprimet kanë s qëllim rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor dhe në kalimin ndërkufitar.
“Bashkëpunim që ka filluar para 3 vitesh dhe në bazën e vlerësimeve të përbashkëta, konkludojmë se kjo qasje ka krijuar veprime konkrete. Veprime nga niveli strategjik kanë një qëllim ngritjen e sigurisë gjatë qarkullimit rrugor. Bëjmë thirrje që të jenë të kujdesshëm pasi vetëm në këtë mënyrë parandalojmë aksidentet. Policia e Kosovës ka marrë masat për të zbatuar me sukses këtë plan dhe ka marrë përmasat për të bërë kalimin ndërkufitar sa më lehtë”, tha Maxhuni.
Në përfundim dy drejtorët të policisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për sezonin turistik.
(e.m/BalkanWeb)