Bamir Topi konfirmon aleancën me Kreshnik Spahiun, bllokohen hetimin për shpërdorime institucionale e financiare

Presidenti në detyrë ka votuar dje kundër hetimit të nënkryetarit të tij të KLD-së, duke bllokuar zbardhjen e shpërdorimeve në institucionin që qeveris sistemin e drejtësisë. Edhe dokumentet e kërkuara nga parlamenti, janë dorëzuar pas këtij votimi, duke pamundësuar marrjen nën hetim të Spahiut
Deklarata: Halimi, Topit: Pengove hetimet, po mbron shkelësin e Kushtetutës
Mbledhja e djeshme e KLD-së ishte një konfirmim i aleancës së kryetarit të saj dhe ish-nënkryetarit.
Kryetari i KLD-së Bamir Topi nuk kishte tjetër mundësi më të mirë se sa ti kursente shkarkimin ish-vartësit të tij Kreshnik Spahiut.
Në fakt dihej dhe pritej qëndrimi i Presidentit Bamir Topi dje. Më herët, që pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut, Bamir Topi e kishte shprehur vlerësimin e tij në formë “respekti” për “aktin individual”, të dorëheqjes. Në këtë kontekst, mbledhja e djeshme e KLD-së, përveçse ishte një konfirmim i aleancës Topi-Spahiu, zbuloi edhe një anë tjetër, atë të “vendosmërisë” së Bamir Topit, për të mos “e lëshuar” Kreshnik Spahiun. Mbrojtja e tij dje ishte “emblematike”, jo thjesht dhe vetëm se shmangu edhe për pak kohë degjenerimin e ish-vartësit ët tij, por edhe për faktin se në debatin për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga KLD-ja, Bamir Topi zgjodhi të mos lejojë degjenerimin publik, duke mos lejuar mediat të ndjekin takimin jotransparent të imponuar nga kreu i KLD-së.
Çudia ndodhi në mbrëmje, kur Bamir Topi, i cili me cilësinë e kreut të KLD-së kishte të gjitha mundësitë, biles edhe që në “kohën e Kreshnik Spahiut”, ti dorëzonte provat komisionit hetimor. Por, jo! Nuk e bëri. Ai nuk bëri këtë, por bëri të fundit, dorëzimin e provave për ish-vartësin e tij, në limitet e hetimeve.
Pse e bëri këtë?
“Pazari” dihet.
Nuk mund të dorëzonte provat, pa certifikuar më parë zyrtarizmin e dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga KLD-ja..., duke besuar se kështu mund të zhvlerësojë shkarkimin e ish-vartësit të tij nga Parlamenti.