“Bamir Topi, krejt si Moisiu, u bënë të varur politikisht - Presidentin e ardhshëm do ta zgjedhë mazhoranca”

Kreu i PAD, Neritan Ceka: Kushtetuta e vendit tonë s’ka nevojë për ndryshime
Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka në një prononcim për mediat ka komentuar zhvillimet politike në vend, çështjen e ndryshimeve kushtetuese, zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, objektivat e ardhshme të PD-së si dhe thyerjen e bojkotit të PS-së.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat janë kërkuar me ngulm nga Partia socialiste, Ceka është shprehur se Kushtetuta e vendit tonë nuk ka nevojë për ndryshime.
Ndërsa për sa i përket zgjedhjes së presidentit ai theksoi se zgjedhja e presidentit me 71 vota do të evitonte krizat e panevojshme. Zgjedhja e kreut të shtetit me 71 vota do të thotë të zgjidhet një president me kompetenca të kufizuara por me një super mbrojtje. Ceka pohon gjithashtu se në vitin 2007-ën dhe më tej në 2009-ën është kërkuar një lloj konsensusi për të dominuar mbi zgjedhjen e kreut të shtetit. Sistemi që funksion në Shqipëri është në përsosje e sipër, deklaroi ai.
Më tej Ceka ka komentuar se zgjedhja e presidentit është e garantuar përmes formulës aktuale. Po ashtu kreu i shërbimeve informative është i garantuar duke theksuar këtu dhe çdo institucion të pavarur.
“Po ta krahasojmë sistemin me 97’ jemi të lumtur. Demokracia nuk është e përsosur. Vetëm në parlament mund të afirmohet një parti. Ndryshimi i kushtetutës ndodh një herë në dy vjet. Nëse do bihet dakord në tërësi, fillimisht duhet të fillojë studimi të specialistët dhe jo te politikanët . Duhet të shkojë dhe me thellë në KQZ dhe në menaxhimin e sistemit të zgjedhjeve”, shprehet Ceka.
Ndërsa lidhur me bojkotin e PS-së, kreu i PAD-së, ka theksuar se partia Socialiste nuk duhet të vërë kushte për t’u rikthyer në parlament. I vetmi mjet është se PS s’mund të vijë në parlament duke kërkuar ndryshime të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor. PS nuk ka mjetet për të bërë presione për futjen e saj në parlament, nënvizon më tej Ceka. Po ashtu ai deklaroi se duhet menduar si do e zgjidhë PD-ja me aleatët e vet zgjedhjen e presidentit. Ai theksoi se presidenti fiton edhe një farë pavarësie nga partia e tij. Lidhur me një kandidaturë të mundshme, kreu i PAD theksoi se emrin e kryetares së kuvendit Jozefina Topalli.
“Mendoj se një kandidate e mundshme do të jetë Jozefina Topalli. Është një figurë që ka krijuar stabilitet në të gjithë karrierën ka pasur autoritet. Ka qenë iniciatorja e parë që ka bërë diplomacinë evropiane. Ka qene një drejtuese e mirë në parlament. Ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE. Unë jam gjithmonë për një president profesionist jo për një president qe vjen rastësisht”, ka komentuar kreu i PAD-së, Ceka. Ndërsa lidhur me kursin e ri politik të Partisë Socialiste, Ceka u shpreh se PS-së, i nevojitet një kurs i ri politike porse Shqipëria nuk ka aspak nevojë për një kurs të ri. “PS duhet të largohet nga sindikatat, ky do ishte një kurs i ri për të”- thekson me tej Ceka. Ai thekson po ashtu se PS ka krijuar armiqësi të madhe me LSI-në si dhe forcat e tjera opozitare.
“Shenjat tregojnë se një humbje është e mjaftueshme për të. PS bëri disa aleanca me disa parti që nuk i sjellin gjë asaj. Nuk mendoj se ka një orientim të tipit intelektual në PS. Nuk mendoj se do ndryshojnë kjo natyre e PS-së. Për fat të keq Rama në vend që të sillte një ideologji të re përforcoi më tepër atë frymë që ka karakterizuar PS-në që në vitin 1941. PS ka shumë probleme deri në zgjedhjet e 2013-ës. Rama është shumë larg zgjedhjes së presidentit. Duke shtuar gjithashtu se PD kishte një kohezion të madh partish në procesin zgjedhor. Ndërsa kryeministri Berisha ka bërë shumë investime në interës të Shqipërisë. Mungesa e solidaritetit në klasën politike është e dëmshme”, ka nënvizuar kreu i PAD-së, Ceka.