E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis çmontimi i skemës së hajdutërisë që Edi Rama kishte ngritur tek tatimet e bashkisë

27-08-2011 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës liroi nga detyra 51 inspektorë të tatim-taksave, pas një investigimi të kryer, ku rezultoi jo vetëm performancë e ulët dhe shmangie nga kryerja e detyrës, por edhe favorizim i informalitetit Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi dje lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka analizuar punën 7-mujore të secilit prej inspektorëve dhe ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë. Përmes një njoftimi për shtyp nga Bashkia e Tiranës, sqarohet me hollësi arsyeja e kësaj lëvizje të administratës. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit”. Shkarkimi i inspektorëve ka ardhur pas një analize 7-mujore të punës së secilit prej tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës i përmbahet premtimit të dhënë qytetarëve se do jetë zëri mbrojtës i tyre. Reformimi i sektorit tatimor dhe atij fiskal, është vetëm hapi i parë i garantimit të eficencës së bashkisë më të madhe në vend.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›