Përtej shpengimit të NATO-s
Nё kohën kur NATO nuk ka nё plan të pёrsёrisё ndërhyrje tё reja nё Libi ose kudo tjetër, duket se aleanca, me pak ndihmë nga miqtë e saj, ka triumfuar në Libi, duke pasuar nё rrëzimin e Kolonel Muamar Gedafi. Ky është një moment i mirë për NATO-n, por ky triumf tё ndjell më tepër një lehtësim sesa një ndjenje kremtimi. Duke pasur parasysh mospërputhjen e politikave të shteteve anëtare nё (rrëzimin e Gedafit) dhe një strategjie për të “mbrojtur civilët”, bazuar në një rezolutë tё kontestuar nё Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, NATO me siguri duhet tё marrё meritat e saj, në menaxhimin e një sfidë tё madhe dhe forcimin e rolit të saj si institucion euro-atlantik me njё rendësi tё madhe.
E megjithatë, tani vjen edhe pjesa mё e vështirë. Libia ishte një vend me probleme e i vështirë për tu menaxhuar, deri para luftës civile,e cila filloi gjashtë muaj më parë. Sot, ajo është tërësisht e” thyer” dhe do të kërkojë një përpjekje e njё kohё tё gjatë për rindërtimin e saj struktural dhe se gjёja mё e rëndësishme aktualisht është stabiliteti politik dhe me pas vënia nё punё e reformave social-ekonomike. Nevojat e Libisë për të drejtuar spektrin e sfidave me të cilat përballen tё gjitha vendet në tranzicion janë: qeverisja, ngritja e kapaciteteve institucionale, reformat ekonomike, dhe ato të sigurisë. Si në shumicën e vendeve post-konfliktuoze, efikasiteti dhe udhëheqja legjitime do ta kenë tё vështirë për tu ”shfaqur”.
Këshilli Kombëtar i Përkohshëm, si organi qeverisës, themeluar në shkurt nga grupe tё ndryshme rebele, deri me tani ka funksionuar në mënyrë mё se të drejtë , duke pasur parasysh forcat centrifugale e vigane dhe presioneve të tjera në situatën aktuale qё ndodhet Libia. Por aftësitë e nevojshme për udhëheqjen e një këshilli qeverisës nё kohë lufte janë shumë të ndryshme nga aftësitë e kërkuara për drejtimin e një shteti sovran. Larmia e figurave në Këshillin e qeverisjes, do të sjellё një presion të natyrshëm si nga brenda Libisë dhe më gjerë, për një lëvizje sa me të shpejtë drejt zgjedhjeve. Grupimet e ndryshme politike kanë nevojë të diskutojnë një “afat kohor” për një votim popullor,afatshkurtër dhe për tё vendosur mё nё fund një datё tё caktuar. Por kjo datë duhet të vendoset sa mё shpejt, nё një tё ardhme tё afërt, me synim rindërtimin e institucioneve politike dhe rritjen ekonomike. Sistemi i sigurisë dhe i drejtësisë, një sistem i braktisur nga ish udhëheqja e Gedafit, duhet të jetë prioriteti i pare sot, sepse kjo është ndoshta zona më me nevojë për reforma afatgjata. Edhe pa u futur thellё nё kërkime, mund të imagjinojmë nepotizmin dhe korrupsionin endemik që tradicionalisht ka karakterizuar forcat e policisë libiane, por ky ndryshim sistemi duhet të bëhet në mënyrë sa mё kompetente e tё shpejtё , ndoshta nëpërmjet një betimi të ri besnikërie dhe disa trajnime tё ndryshme. Kjo nuk mund tё quhet si mё idealja, por me çdo mënyrë e mjet duhet parandaluar përhapja e policisë dhe grupeve militante nёpёr rrugё. Ky vetëkontroll i forcave tё ndryshme do tё kishte si pasojё një kaos tё vërtetë. Çfarë duhet bёrё me grupet rebele të ndryshme që “çliruan” vendin, do të të jetë një nga sfidat kryesore e mё tё vështira të çdo qeverie të re të përkohshme.
Goditjet ajrore të NATO-s nё shkatërrimin e forcave tё Gedafit së shpejti do të të harrohen dhe historia do tё vijojё me heroizmat e rebelёve dhe konkretisht me pushtetin qё ata do ri kërkojnë Tripolit. Sa më shpejt këto forca të “çmontohen”, aq më mirë. Një pjesё e konsiderueshme e tyre ndoshta do tё adoptohen nё shërbimet ushtarake tё Libisë, por shpresojmë qё pjesa tjetër tё kthehet andej nga erdhi, duke kuptuar se misioni I tyre mbaroi kёtu. Shpërndarja ose çarmatimi I armëve tё poseduara nga rebelёt do tё përbëjë sfidën më të madhe për perspektivat e Libisë si një shtet i suksesshëm e me një qeveri efikase .Forcat e armatosura tё Gedafit ishin zgjedhur në bazë të besnikërisë dhe etnikave përkatëse, sesa nё baze të meritave, në mënyrë qё, tundimi për ti larguar e për ti dërguar në shtëpi (I përshkruar si nje akt human), mund të konsiderohej si nje veprim i mire, për ti falur e shpëtuar ata. Por para se tё veprohet kështu duhet kujtuar “mësimi” i marrё nё Irak , pasojat gati katastrofike tё vendimit për të “çmontuar” ushtrinë e Sadamit , e pёr ti lёnё pa pagesë apo pension. Problemet e mëvonshme nё Irak ishin si pasojё e”rrёnjёve” tё sigurisë atje. Libia është me fat nё këtë fushё. Sektori i naftës duket se ёshtё relativisht i paprekur,gjё qё do tё kontribuojë relativisht shpejt nё fillimet e qeverisjes. Nё kontrast me vende të tjera, qё po kalojnë nëpër ndryshime radikale, duke përfshirë Egjiptin dhe Tunizinё, tё cilët janë më të varur nga sektori i shërbimeve, duke përfshirë gjithmonë edhe industrinë e turizmit.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të qëndrojё nё gatishmëri për të ndihmuar Libinë. Vendimet “kyçe”duhet tё merren pa humbur kohё dhe duhet të arrihen në konsultim të ngushtë me udhëheqjen në zhvillim të vendit, për të vendosur se cilat institucionet ndërkombëtare, civile dhe ushtarake, duhet të jenë tё pranishme në terren. NATO për momentin i ёshtё kërkuar tё jetё prezent, por gjerat mund të ndryshojë shpejt. Libia, si edhe popujt e tjerë arabë, mund ti rikthehet pikëpamjeve tё vjetra tё konfliktit, pikëpamje që “hutuan” pa masё Perëndimin në Irak: Ata ,edhe na duan edhe s’na duan atje. Qeverisja, ngritja e institucioneve të sigurisë dhe vendimmarrja për praninё e ndërkombëtareve atje , janë sfida të frikshme, por aspekti më shqetësues i Libisë post-Gedafi, do të jetë mes ekspertëve perëndimorëve, me përvojë në Irak dhe Afganistan dhe aftësitë e njohuritë e marra për të vendosur e për të menaxhuar të gjitha këto operacione.
Një aforizëm i njohur kujton Talleyrand në rikthimin e Burbonje, tё cilёt as kanё mësuar e as kanё harruar gjë. Njohuritë "kolektive” tё vendeve perëndimore nuk sjellin aspak një zëvendësim kolektiv diturish për historinë e ritmet e veçanta Libiane. Gedafi ishte një diktator brutal, por ai fitoi shumё pushtet dhe ai e ruajti kontrollin mbi Libinë për 42 vjet, për një arsye. Në qoftë se kemi mësuar diçka nga Iraku dhe Afganistani, është se: Disa vite politikë, ose rindërtim institucional, nuk është aspak një” atu” për tё përballuar dhe ndryshuar shekuj tё tёrё kulture dhe traditash. Saktësisht këta shekuj dhe jo, mbeturinat e lëna pas tё regjimit tё Gedafi, do të jenё edhe armiku i vërtetë i ndryshimeve në Libi.