Rama nis survejimin 24-orësh të deputetëve
Janë ngritur grupe pune jashtë strukturave të partisë, të cilat merren me raportimin e vijës së sjelljes të deputetëve të PS-së, në prag të çeljes së sesionit të vjeshtës. Në shënjestër janë vendosur shumë deputetë që kanë shfaqur shenja se do t’u bashkohen kritikëve të kryetarit. Faza finale e survejimit është përgjimi i telefonave dhe i adresave elektronike, për të cilat mësohet se Edi Rama ka kërkuar ndihmën ilegale të disa strukturave të specializuara
Koloneli i shpallur në kërkim Muammar Geddaf, u shfaq sërish dje virtualisht. Duke ju drejtuar mbështetësve të tij në Libi, Geddaf kishte zgjedhur, sikurse rëndom këto ditë, të adresonte mesazhin audio të radhës... Përkundër komunikimit që koloneli i Libisë, i shpallur në kërkim, ka zgjedhur të komunikojë me mbështetësit e tij, çuditërisht, Edi Rama, i cili e ka bërë edhe ai të vetën këtë mënyrë komunikim, mungoi dje për të dytën ditë radhas, në komunikimin e tij virtual (jo me audio, por me e-maile), me mbështetësit e tij. Duket, Edi Rama ka kuptuar që është, midis të tjerave edhe një prozator i dështuar dhe e ka investuar vëmendjen e tij, në zbulimin, kuptimin dhe vënies në jetë të vargjeve të Arshi Pipës, O bandill, të lumtë bitha!/ Ajo i shpjegon të gjitha. Në realizimin e këtij qëllimi të trefishtë, atij i duhet të rikuperojë edhe kohën që humbi me zbulimin, kuptimin dhe tentativën për të vënë në jetë, të tjera vargje të Arshi Pipës, me “pizevengë”, “doçë” e “poçë” që ju servirën në mënyrë dashakeqe, nga dashamirësit mediatikë, me të njëjtin burim ekskluziv, dhe që për koincidencë, janë të njëjtët që “lanë me barrë” Griseildën, që “e rrëmbyen”, që “i hoqën fëmijën” nga barku dhe që “e braktisën” në një pellg gjaku... Për pasojë, mungesa për të dytën ditë radhazi, e e-mailit të radhës të Edi Ramës, është e justifikuar në një farë mënyre... Aq më tepër, kur gushtit po i vjen fundi dhe ky fundgushti afron shtatorin, pse jo edhe kongresin e 5 nëntorit... Dhe në këtë countdoën, prozatorit të dështuar, i ngelet jo shumë kohë që të marrë konfirmim e radhës, për dështimin e radhës edhe si politikan. Për të larguar sa më shumë këtë datë konfirmimi të dështimit si politikan, me dëshirën edhe përtej 5 nëntorit 2011, duke hequr dorë nga shfaqja si një prozator i dështuar, por për më tepër për të vënë në jetë vargjet e Arshi Pipës, O bandill, të lumtë bitha!/ Ajo i shpjegon të gjitha..., Edi Rama nuk mund të nënvleftësohet në tentativën e tij për të identifikuar zërat kundër, të cilët këto ditë kanë qenë prezentë në media, me një intensitet, shumë më të madh se e-mailet e tij..., pse jo dhe për të tentuar ti mbysë kot dhe të tjerë zëra të pritshëm kundër. Nga mbytja e këtyre zërave kundër, varet shtyrja e datës së konfirmimit të dështimit të tij edhe si politikan. Në funksion të kësaj, duke lënë vetëm kolonelin e shpallur në kërkim Muammar Geddaf, në hobby-në e tij për t’ju drejtuar virtualisht mbështetësve, Edi Rama ka përqendruar gjithë vëmendjen në përgjimin e deputetëve të PS-së, që shfaqin tendenca për të dalë kundër, pse jo edhe duke ju “dërguar” atyre ndonjë mesazh…, ndoshta jo të atij niveli që ju dërgua Gramoz Ruçit para zgjedhjeve vendore..., por gjithsesi “të lexueshme”. Në këtë fushatë “për një politikë të re”, e reja e Edi Ramës është se, krahas “strukturave” të tipit që i dërguan Gramoz Ruçit mesazh para zgjedhjeve, janë ngritur dhe angazhuar edhe të tjera grupe pune, jashtë partisë, të cilët merren me vijën e sjelljes të deputetëve aktualë. Makthi i madh i Edi Ramës, në këtë zgjedhje të detyruar për të vënë në shënjestër, për të përgjuar deputetët e PS-së, padyshim lidhen me drojën e tij, se mos të tjerë deputetë u bashkohen kritikëve në sesionin parlamentar të vjeshtës… Ndërsa asetet njerëzore janë njëra palë, që përbëjnë strukturat survejuese, anën tjetër të vënies në shënjestër të deputetëve të PS-së, e përbënë teknologjia, ku vend të rëndësishëm, zë përgjimi i telefonave. Për këtë anë të “ushtrisë survejuese”, përgjimin e telefonave, Edi Rama, mësohet se ka siguruar, jo vetëm bekimin, por edhe mbështetjen e ndonjë strukture të specializuar, që kontrollohet nga ndonjë “burrë shteti” të ashtuquajtur “mbi palët”... Pritet, që nga shtatori deri në 5 nëntor, transkriptet e “çimkave” të Edi Ramës, të jenë në lartësinë e kërkuar për të mundësuar shtyrjen e konfirmim të dështimit të tij... edhe në politikë...
...