E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet qeveria rumune

Qeveria e Rumanisë ka humbur votëbesimin vetëm dy muaj pas formimit të saj, duke ngjallur shqetësim se mos kjo do të pasojë me trazira dhe mosmarrëveshje politike, në vendin që ka marrë përsipër disa reforma të rëndësishme për të dalë nga situate e krizës. Kryeministri i vendit ishte shprehur para votimit se kjo ishte një lëvizje e papërgjegjshme duke pasur parasysh dhe klimën aktuale ekonomike. Ungureanu ka thënë më tej se nuk e kuptonte se si mund të kërkohej një votëbesim për qeverinë në një moment që delegacione të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore ndodhen në Bukuresht. Ai e ka pranuar që ishte nervoz gjatë fjlaës së tij pasi këtu bëhej fjalë për fatin dhe të ardhmen e vendit. Ndërsa lideri i opozitës ka deklaruar se votëbesimi do të influencojë tashmë në fatin e milina rumunëve. Presidenti rumun, Basesku, një aleat i afërt me kryeministrin tashmë duhet të emërojë një kryeministër të ri, i cili duhet të sigurojë mbështetjen e parlamentit. Por ky mund të jetë një proces i komplikuar duke pasur parasysh përplasjet partiake, dhe mund të duhen muaj para se një qeveri e re të formohet. Dështimi në gjetjen e një kryeministri të ri mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme por kjo do të ndodhte vetëm pas disa muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›