Bamir Topi, nderon për Fatmir Sejdiun me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Gjatë takimit ët djeshëm midis dy presidentëve, në ambientet e Pallatit të Brigadave u zhvillua dje edhe ceremonia e dekorimit të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin, “Për kontribut të shquar në udhëheqjen e rezistencës popullore kosovare dhe të gjithë veprimit politik për fitoren e Pavarësisë së Kosovës e ndërtimin e një shteti të ri demokratik, për rolin e tij të rëndësishëm si politikan e respektuar nga populli i tij dhe faktori ndërkombëtar, në krijimin e ekuilibrave politikë dhe institucionalë”. Pas marrjes së kësaj dekorate, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i shprehu mirënjohje të thellë për këtë vlerësim, Presidentit Bamir Topi. “Këtë dekoratë që lidhet me emrin e heroit legjendar, nacional, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e mbaj dhe e pranoj si nder të veçantë që i bëhet popullit të Kosovës, që i bëhet aspiratës sonë, të dekadave dhe për gjithë gjeneratat dhe brezat që kanë kapërcyer në sakrifikimin e tyre, për lirinë, për pavarësinë, për demokracinë, pra, që ne e quajmë ndjenjë të përbashkët ndërtimin e Kosovës si shtet demokratik të vlerave”, u shpreh midis të tjerave Presidenti I Kosovës Fatmir Sejdiu. ...