Berisha: E dashur opozitë, je e dërrmuar
Kryeministri Sali Berisha, i thirrur sot në Kuvend për një mocion me debat për çështjen "Fazlliç", kërkuar nga opozita, tha se "kryetari i PS-së, Edi Rama e ka zhytur opozitën në batakun e bllofeve. Ky mocion fakton se shoku Rama e ka zhytur këtë opozitë në batakun e bllofeve, mashtrimeve dhe falsifikimeve si asnjë opozitë tjetër e këtij kontinenti. Opozita nuk u paraqet shqiptarëve asnjë propozim zhvillimi, por vetëm pret të shpallë të vdekurit të ekzekutuar dhe të pafajshmit kriminelë. Por unë jam i vendosur ta respektoj atë dhe t’i përgjigjem kërkesave të saj, pavarësisht komplekseve të shumëllojta”, deklaroi Kryeministri Berisha në fjalën e tij. Kreu i Ekzekutivit, duke bërë një bilanc të qeverisjes pas ardhjes në pushtet, tha se PD në korrik 2005 u ndesh me problematikën e ngecjes së procesit të integrimit të vendit për shkak të krimit të organizuar, korrupsionit, etj. “Në këto kushte për Shqipërinë ndryshimi ishte imperativi më madhor. Koha për ndryshim ishte motivi ynë elektoral dhe filozofia jonë. Shqiptarët prisnin një Shqipëri ndryshe. Pohoj në kete mocion se këto tre vite ishin vite te transformimeve madhore. Reformat tona të thella u shndërruan në ndryshime për shqiptarët", tha Kryeministri. Ai vlerësoi se "këto janë vitet e shpalljes se pavarësisë së Kosovës, anëtarësimit në NATO, nënshkrimit të MSA-së, vite të lehtësimit të vizave në vendet e BE-së, vite të cilat kontributi modest i Shqipërisë për paqen në botë u rrit në mënyrë të ndjeshme”....