E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë, perspektivë e madhe në interesin më të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit

Kryeministri priti Presidentin e Kosovës Fatmir Sjediu

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit euroatlantik, duke i cilësuar këto përparime si një përvojë e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe si një model i rëndësishëm për tu ndjekur.

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim, Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Shqipëri, me fetës të homologut Bamir Topi.
Duke i uruar mirëseardhjen, kryeministri Berisha e cilësoi historike ditën e vizitës së Presidentit të Kosovës së pavarur , në Shqipëri.
Më tej, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin gjithnjë në rritje që Kosova po luan në rajon, si një faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për zhvillimet pozitive në Kosovë, si dhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe nga vendet e tjera, Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe e Malajzia.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha e siguroi Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu se qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për intensifikimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike. Kryeministri shpreh bindjen se ky bashkëpunim do të ketë një perspektivë shumë të mirë në interes jo vetëm të të dy vendeve, por të gjithë rajonit.
Nga ana e tij, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu shprehu konsideratën më të lartë për mbështetjen e fuqishme që kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë zhvillimeve në Kosovë, duke theksuar se Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse për këtë mbështetje.
Presidenti Sejdiu vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit euroatlantik, duke i cilësuar këto përparime si një përvojë e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe si një model i rëndësishëm për tu ndjekur.
Sipas Ppresidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, të gjitha këto zhvillime për Kosovën janë pjesë e një përvoje të rëndësishme, janë model që edhe ne të shpejtojmë në këto procese. Në të njëjtën kohë ju falënderoj për ndihmën e madhe që keni dhënë me gjithë strukturën dhe rrjetin diplomatik dhe njohjen e republikës së Kosovës, anembanë globit.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›