E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku forcohet ndaj USD, bie ne kembim me euron

Monedha vendase leku ka vijuar edhe dje forcimin e vlerave ne kembim me dollarin dhe renie ne kembim me euron. Nje euro eshte shitur dje ne kuotat e 133 lekeve ndersa javen e kaluar ishte 132 leke. Ndersa nje dollar ka kushtuar 95 leke nga 97 leke qe ishte javen e shkuar. Agjencite e kembimit valutor shpjegojne se renia e lekut ne tregun e kembimit vjen si rezultat i zhvillimeve ne tregjet nderkombetare, ku valuta amerikane vazhdon te humbe pike ne kembim me euron. Monedha vendase leku eshte zhvleresuar mesatarisht me 6 per qind ne tregun e kembimit ne muajt e pare te vitit, sipas nje analize te fundit te Bankes se Shqiperise. Pjesa e pare e vitit 2009 ka reflektuar nje vazhdimesi te tendences renese te lekut kundrejt shportes se valutave kryesore, te verejtur qe ne muajin tetor te nje viti me pare. Ndryshimi mesatar i indeksit te kursit efektiv te kembimit krahasim me tremujorin e fundit te vitit te kaluar, ka nje renie -6.14 per qind per lekun. Ecuria e lekut ne tregun e brendshem valutor, gjate tremujorit te pare ka pasqyruar te njejten sjellje nencmuese si kundrejt dollarit amerikan ashtu edhe ndaj monedhes evropiane. Keshtu, ne ritme tremujore dhe vjetore leku eshte zhvleresuar kundrejt dollarit amerikan perkatesisht me 5.49 per qind dhe 19.43 per qind, ndersa kundrejt euros renia ka rezultuar disi me e moderuar duke arritur 4.0 per qind, ne terma tremujore dhe 3 per qind perkatesisht ne terma vjetore. Banka qendrore rendit si arsye, tkurrjen e ofertes per valute gjate muajve te fundit te vitit 2008 si pasoje e reduktimit te prurjeve te emigranteve dhe renies se eksporteve eshte pasuar ne muajt e pare te vitit nga nje renie e importeve dhe zvogelim i deficitit tregtar, ne ritme vjetore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›