Ndertimi, bien kostot, ngrihen cmimet
Blerina Hoxha
Per here te pare te pakten qe nga viti 2006, kostot ne aktivitetin e ndertimit jane ulur ne tremujorin e pare te ketij viti, por kjo nuk ka ndikuar ne uljen e cmimeve te banesave ne vendin tone, te cilat po shenojne nje trajektore rritese. Sipas matjeve te Institutit te Statistikes, (INSTAT) ne tremujorin e pare 2009, indeksi i "Kushtimit", ka shenuar nje renie 0.4 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008 indeksi i Kushtimit ne Ndertim ka shenuar nje rritje 0.9 per qind. Nje vit me pare ky ndryshim ishte 0.7 per qind. Indeksi i cmimeve te grupit "Shpenzime direkte", eshte ulur 0.5 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Brenda ketij grupi uljen me te madhe e ka shenuar indeksi i cmimeve te nengrupit "Shpenzime materiale" me 1.1 per qind. Ketu mund te permendim uljen e cmimeve te materialeve te ndertimit me 1.3 per qind. indekset e nengrupeve "Shpenzime per paga" dhe "Shpenzime transporti" kane shenuar rritje perkatesisht prej 1.7 per qind dhe 2.9 per qind. Por nderkohe per te njejten periudhe kur kostot ne sektorin e ndertimit kane rene, cmimet jane rritur. Sipas nje vezhgimi te Bankes se Shqiperise. Ne tremujorin e pare te vitit 2009 indeksi i cmimit te banesave u rrit me 9.2 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Sipas autoritetit qendror bankar, Rritja vjetore gjate ketij tremujori perben nje pike kthese ne prirjen renese te indeksit te cmimit te banesave, e cila ka filluar qe ne tremujorin e katert te vitit 2007. Gjate dy tremujoreve te kaluar ky indeks kishte pesuar renie perkatesisht me 4.3 dhe 0.9 per qind. Rritja e cmimeve per vitin 2009 duket se vjen si pasoje i zhvleresimit te lekut ne tregun e kembimit. Duke qene se banesat shiten ne euro dhe bleresit i kane te ardhurat ne leke, cmimi i tyre eshte rritur kete vit automatikisht vetem nga efektet e kursit te kembimit. Sipas Bankes se Shqiperise sektori i ndertimit perfaqeson nje nga sektoret me aktive te ekonomise shqiptare. Gjate vitit te kaluar prodhimi i ketij sektori ka perfaqesuar rreth 14 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto ne vend dhe ka siguruar rreth 17 per qind te shitjeve totale nga sektoret prodhues jobujqesore te ekonomise se vendit. Ne sektorin e ndertimit, regjistrohen si te punesuar mesatarisht rreth 18 per qind e te punesuarve gjithsej ne sektorin privat jobujqesor te ekonomise se vendit.
Cmimet e banesave jane ndikuar nga vleresimi i euros
Vetem prej forcimit te euros kundrejt lekut cmimet e banesave jane rritur rreth 8 per qind nga janari 2009. Ne fillim te vitit nje euro kembehej ne kuotat 119 lekeve, ndersa tani nje euro kembehet me 131 leke. Ne kete situate ata qe i kane te ardhurat ne leke dhe u duhet te blejne nje shtepi ne euro iu duhet te paguajne 8 per qind me shume. Te njejten kosto po perballojne edhe ata qe kane per te shlyer nje kredi ne euro, nderkohe qe te ardhurat i kane ne leke. Nencmimi i lekut ndaj euros dhe ndaj dollarit, i ka shtrenjtuar dukshem sherbimet qe ofrohen ne euro, si cmimet e pasurive te paluajtshme dhe biletat e avionit dhe shume sherbime te tjera qe ofrohen ne valuten e perbashket. Por koston me te madhe e krijon tregu imobilar. Agjencite pohojne se, aktualisht nga nje renie te kerkeses per banesa te reja por nga ana tjeter, cmimi mbetet i pandryshuar per shkak te zhvleresimit te lekut. Renia e shitjeve te apartamenteve gjate vitit te kaluar me kater here, sipas Bankes se Shqiperise, ka krijuar nje sasi te konsiderueshme apartamentesh te pa dhena me qira ose te pa shitura. Keto apartamente ndikojne fort ne renien e cmimeve, por kursi i kembimit nga ana tjeter nuk eshte duke e bere reale kete renie. Nje tipar mbizoterues i huase ne Shqiperi, vecanerisht asaj per shtepi, eshte dhenia e saj ne monedhe te huaj, ndersa te ardhurat e huamarresve pergjithesisht gjenerohen ne leke.