E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi, nga nesër zyrtarisht me "Frymën e Re Demokratike"

TIRANE - Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi do të bashkohet nesër zyrtarisht me partinë “Fryma e Re Demokratike”. Topi do të zyrtarizojë pjesëmarrjen e tij në FRD, të premten në orën 11:00, në selinë e kësaj force politike.

Ky është hapi i parë zyrtar politik që Bamir Topi ka bërë që kur është larguar nga Presidenca në muajin korrik të këtij viti.

Më herët, ai është takuar edhe me kreun e grupit nismëtar të kësaj partie, Gazmend Oketa.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›