Paketa e PS, sot në Këshillin për Legjislacionin, Hoxha: S’e votojmë për 100 vjet
TIRANE - Këshilli për Legjislacionin në Kuvend do të marrë sot në shqyrtim nismën e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Por në një prononcim të djeshëm për mediat, deputeti demokrat, Fatos Hoxha paralajmëroi se paketa e opozitës mund të realizohet vetëm një herë në 100 vjet.
Duke lënë të kuptohet se kjo iniciativë nuk do të kalojë në Kuvend, anëtari i PD-së në Komisionin e Ligjeve, tha se një nismë e tillë është e papranueshme dhe s‘mund të lidhet me heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. “Ndryshimet që kërkon opozita, prekin themelet e shtetit. Do të ishte fatale nëse këto ndryshime do të merreshin në shqyrtim.
Ato mund të bëhet vetëm 1 herë në 100 vjet”, tha Hoxha. Sa i përket emrit të Kryeprokurorit të ri, deputeti i PD deklaroi se kjo është e drejtë kushtetuese e Presidentit të Republikës, ndërsa emri më i mirë për këtë post, tha ai, “do të jetë një personalitet mbi palët”. Sa i përket kreut të ri të KQZ-së, ku nga LSI është hedhur ideja se ky post mund të merret nga kjo forcë politike, Hoxha tha se “procedurat janë shumë të qarta në kodin
zgjedhor dhe ne do t’iu përmbahemi këtyre procedurave”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)