Babai i Nazimes nën akuzë, dëmtoi pyjet
TIRANE - Hallet për Beqir Vishën, babain e Nazime Vishës, vajzën që ekzekutoi Fiqiri Muçën, duket se nuk kanë të sosur. Përpos gjëmës së madhe që i “trokiti” në derë, pasi vajza e tij qëlloi për vdekje me 29 plumba mikun e familjes, Beqir Vishës i duhet të përballojë dhe një tjetër sfidë, përballjen me drejtësinë shqiptare. Drejtoria e Shërbimit Pyjor Tiranë e ka paditur në gjykatën e Tiranës, Vishën, duke kërkuar prej tij shpërblimin e një dëmi të majmë për xhepat e këtij të fundit, pasi ka dëmtuar pyjet mbi fshatin Vilëz, në periferi të Tiranës. Padia ka si objekt: “Detyrimin e z.Beqir Visha të shpërblejë Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Tiranë për dëmin e shkaktuar në pyje në vlerën prej 300 000 lekësh”. Padia do të shqyrtohet nga gjykatësja Marjana Shegani (Dedi), e cila, pasi të dëgjojë pretendimet e palëve, do të vendosë nëse do ta detyrojë ose jo Beqir Vishën për të shpërblyer dëmin për shkatërrimin e pyjeve.
Prerja e pyjeve
Në mesin e të paktën 20 personave të paditur nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Tiranë, gjendet dhe emri i Beqir Vishës. Në fakt, ky emër nuk do të bënte ndonjë përshtypje të veçantë, nëse nuk do të ishte babai i 18-vjeçares Nazime Visha, e cila ekzekutoi njeriun që e akuzonte për përdhunim dhe abuzim seksual, Fiqiri Muçën. Beqir Visha, fill pas ngjarjes së rëndë të 13 gushtit u shpreh se viktimën e kishte njohur në mal teksa prisnin dru, pa e ditur se shpejt do të ishte nën “akuzë” për të shpërblyer dëmin e shkaktuar në pyje. Kur nuk ka kaluar as një muaj nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Krrabë të Tiranës, Drejtoria e Shërbimit Pyjor Tiranë, ka paditur në gjykatë babain e Nazimes, duke kërkuar shpërblim për dëmin e shkaktuar në pyje në vlerën e 300 000 lekëve.
Njohja me Fiqiriun
Gjendja e vështirë ekonomike, për shkak se nuk kishte një punë dhe duhet të siguronte bukën e gojës për të gjithë pjesëtarët e familjes, e kishte detyruar Beqir Vishën të nisej që me natë në pyje, për të bërë dru. Pikërisht aty ku ndahet Tirana nga Burreli, ishte njohur me Fiqiri Muçën, të cilit i hapi dyert e shtëpisë duke e pranuar si mik. Më vonë, vëllait të këtij miku të vjetër që kishte njohur në pyje, ku bënin dru dhe shisnin duke nxjerrë ndonjë qindarkë për të mbijetuar, do t’i jepte për nuse vajzën e madhe. Miqësia duket se po shkonte mirë, por muaji maj i këtij viti do të nxirrte në dritë një të vërtetë të hidhur. Nazime Visha u largua nga shtëpia për 12 ditë dhe vetëm pasi vrau Fiqiri Muçën, deklaroi se ai e kishte rrëmbyer dhe detyruar të firmoste më pas se ishte largim më dëshirë. Vajza tha se e ekzekutoi babain e pesë fëmijëve, për shkak se e kishte përdhunuar që pa mbushur 14 vjeç dhe për katër vite me radhë e kishte abuzuar seksualisht.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Babai i Nazimes: Vajzës i putha dorën në burg, m'i tregoi të gjitha