Bamir Topi paralizon qëllimisht funksionimin e Gjykatës Kushtetuese- ka patur kohën e mjaftueshme për të emëruar kryetarin e ri
Kreu i Shtetit vazhdon të mos japë asnjë prononcim për shkeljen e Kushtetutës, duke mos emëruar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Ish dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe juristi, Kudret çela, shprehet se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, qëndron në krye të detyrës në shkleje me Kushtetutën. “Punimet e Kuvendit janë mbyllur dhe kjo përbën dhe një çështje që e zgjat më tej, e shton më tej qëndrimin në dëtyrë në mënyrë të paligjshme në një mënyrë që vjen ndesh me Kushtetutën të një kryetari “de jure” e sipas Kushtetutës nuk është më kryetar i Gjykatës Kushtetuese”- u shpreh ai. Sipas përllogaritjeve kohore kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i ka përfunduar mandati që në datë 7 qershor ndërsa nuk ka asnjë sinjal nga presidenca për emërimin e kryetarit të ri.
Presidenti duhet të kishte filluar menjëherë procedurat e emërimit. Kryetarit aktual, i ka përfunduar mandati që afro 2 muaj më parë. Kreu i shtetit ka patur kohën e mjaftueshme, për të emëruar kryetarin e ri ose për të riemëruar atë aktual, siç edhe e parashikon ligji organik. Por realisht, presidenti Topi, s’ka respektuar as njërën dhe as tjetrën.
“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj, nga presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë prej tre vjetësh. Nga vete formulimi, natyra juridike e ketij paragrafi, qe parashtrohet ne nenin 145 te Kushtetutës, rezulton se ky formulim ka ne thelbin e vet karakterin shume imperativ. ç’ka do të thotë se me mbarimin e këtij afati kryetari s’mund të jetë më kryetar. Presidenti duhet që brenda numrit të anëtarëve që ka në Gjykatën Kushtetuese të emëronte një kryetar duke marrë dhe pëlqimin e Kuvendit”- tha më tej juristi Kudret çela.