E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi, pronar apo kooperativist?

14-03-2012 / Gazeta 55

Presidenti ende në detyrë s’po mundet të shpjegojë se si ka mundur të marrë toka me ligjin 7501, kur në vitin 1991, ai banonte në mes të Tiranës. Duke e kuptuar se ka shkelur ligjin me të dyja këmbët, Bamir Topi shpalli mbrëmë se do bëjë sevap me pronat e veta, por duket e pamundur që ai të bëjë sadaka, si një pronar i madh tiranas, kur në fakt figuron veç si një kooperativist i rremë

Në fundin e mandatit të tij Presidencial, Bamir Topi, duke hequr dorë nga detyrimet e tij kushtetuese, deri edhe në atë farë mase se herë me grip e herë pa grip “bojkoton” edhe aktivitetet të rëndësishme sikurse hapja e godinës ë ambasadës së Kosovës në Tiranë apo edhe kremtimet e 568 vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, gjendet i dyzuar, midis partisë në ardhje të tij nga njëra anë dhe nga ana tjetër në përcaktimin e statusit të vetë “shoqëror”, në se do të jetë një pronar, apo një kooperativist.
Kartën e “pronarit” Bamir Topi e ka luajtur fort..., por e ka luajtur për veten e tij personale, për pronat e pretenduara se i përkasin atij. I vetëshpallur si përfaqësues i “pronarëve”, ai vetëm këtë rol “përfaqësues” nuk ka luajtur, as si Bamir, as si President.
Sepse..., sepse..., në qoftë se mund të kujtojmë se si nuk e ka fshehur pakënaqësinë për ndryshimet kushtetuese, për ligjin e lustracionit, apo edhe për ndonjë “të luajtur mendsh”, ai gjëkundi, kurrkund nuk ka shprehur ndonjë pakënaqësi të mundshme për mos trajtimin e pronarëve sikurse ai ka trajtuar veten e tij.
Ky pra, i vetëshpalluri si përfaqësues i tyre.
Por, kjo nuk e ka penguar që ai të mos e fshehë, duke e shprehur në mënyra të ndryshme, kënaqësinë e vetë që si “tirans i vjetër”, është edhe pronar-posedues pronash në fshatrat periferikë.
Këtu, ngatërrohet paksa “statusi” i tij “shoqëror”.
Me rihyrjen ditëve të fundit në qarkullim të termit të harruar “kooperativist”, Bamir Topi, ka filluar të besojë e të në mbushë mendjen se ai vërtetë ndjehet si i tillë.
Ndërsa të gjithë kemi origjinën nga fshati dhe jemi larguar prej andej shuam para vitit 1990, jo të gjithë kemi mundësi që të mund të rikthehemi e të marrim tokat “e të parëve tanë”.
Kjo realisht nuk ka ndodhur...
... Por ka ndodhur ajo tjetra..., që qytetarë “den baba den”, biles..., biles..., edhe ndonjë “tirans i vjetër”, të pretendojë e të shfaqet si një ish-kooperativist “me korrespodencë”, i cili ka lindur, rritur, shkolluar e punuar në qytet..., por me toka në fshat, “të harruara” deri para vitit 1990.
E ndërsa shprehja “fshatar pa tokë” ka disi kuptim për të merituar “qytetarinë”, shprehjes së mundshme “qytetar me tokë”, si t’ia bëjmë për të ndikuar t’ua bëjmë të mundshme si të tyren, gjithë qytetarëve e fshatarëve të tjerë, që nuk kanë pasur, nuk kanë e nuk do të kenë mundësinë që të bëhen Presidentë, jo vetëm për të marrë stafetën e flamurtarit të “përfaqësuesve të pronarëve”..., por për shumë e shumë më tepër... Pamundësia është provuar edhe mbrëmë, kur presidenti, ende në detyrë, në një intervistë televizive, ka bërë sikur do bëjë sadaka, duke ua falur tokën e vet, tropojanëve me banim në Tiranë, anëtarë të partisë së tij, ende të papjellë (që janë shpallur me tepri në fakt), por për momentin ai mund të administrojë veç statusin e vet si kooperativist i rremë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›