E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban: Ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare

Arrestimi i Ratko Mlladiçit është një ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Komisionari evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, tha se “Serbia ka dëshmuar se e ka kuptuar rëndësinë e pajtimit në rajon”.

“Drejtësia është e ngadalshme, por e arritshme”, tha kryeministri slloven, Borut Pahor, duke uruar Serbinë për kapjen e njeriut, i cili “ka qenë simbol i genocidit në Srebrenicë”.

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se “perspektiva evropiane për Serbinë tani është më e ndritshme se kurrë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›